storm•/Policia: Storm•, nga burimet e veta policore, mëson se në Prizren po zhvillohet një aksion kundër narko-dilerëve dhe përdoruesve të substancave narkotike. Kujtojmë që Prizreni është shndërruar në një epiqendër të kësaj dukurie për shkak të vendndodhjes së tij pranë kufirit, sidomos në trekëndëshin Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut. Kufiri ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është një rrugë e shumë frekuentuar nga kriminelët që merren me trafikim të drogës.
Gjithashtu, duhet rikujtuar se Policia e Prizrenit është shumë aktive në luftimin e kësaj dukurie, me aksione të shpeshta, disa prej të cilave Storm• i ka raportuar si lajme ekskluzive.