storm•/Gj.Speciale: Në Gjykatën Speciale, ku po vazhdon gjyqi kundër ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, dëshmitar në proces është Fadil Geci, aktivist i LDK-së dhe vëllai i ish-deputetit të kësaj partie, Gani Geci. Prokuroria i ka paraqitur Gecit pamje, foto dhe tekste, duke e pyetur nëse është në dijeni për ngjarjet dhe rrethanat që ai përmend në dëshminë e tij.
Një moment interesant gjatë dëshmisë së Gecit erdhi kur ai përmendi që, sipas tij, LPK-ja kishte synuar përmes UÇK-së të rrëzonte udhëheqësinë e LDK-së, duke e “uzurpuar” UÇK-në. Në këtë çast, ish-Presidenti Thaçi reagoi me një buzëqeshje të lehtë, si të donte t’i thoshte diçka, duke rikujtuar batutat e tij të njohura me eksponentët politikë në Kuvend dhe përtej.
