spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:43
HomeKosovaTakim i ri, fjalë të vjetra apo diçka konkrete?

Takim i ri, fjalë të vjetra apo diçka konkrete?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Takim i ri, fjalë të vjetra: Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel mund të përsëritet me paqartësi?!

storm•/Bruksel: Në këtë 24 tetor, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të takohen në Bruksel për një raund të ri të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje. Takimi pritet të zhvillohet në atmosferë tashmë të njohur: përfaqësuesit e BE-së shpresojnë për një takim trepalësh, por gjithçka varet nga vullneti i palëve.

- Advertisement -

Sikurse në takimet e mëparshme, edhe sot fillon me takime dypalëshe, ku secila palë bisedon veçmas me të dërguarin e BE-së, Mirosllav Lajçak. Edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka theksuar se synimi është mbajtja e një takimi të përbashkët, por kjo mbetet në duart e palëve për t’u realizuar.

Në raundin e fundit të negociatave në shtator, nuk u arrit një takim trepalësh për shkak të mospajtimeve mbi temat që secila palë donte të shtjellonte. Ndër temat kyçe të bisedimeve aktuale përfshihen zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe të gjitha detyrimet që dalin nga dialogu i deritashëm, për të cilat Kosova dhe Serbia u pajtuan në fillim të vitit 2023.

- Advertisement -

Procesi i dialogut nuk ka prodhuar rezultatet e pritura, duke ngritur shqetësime në BE dhe NATO. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka shprehur gjithashtu pakënaqësinë me mungesën e progresit.

Mandati i emisarit evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, përfundon në janar të vitit 2025. Ndërkaq, përfaqësuesja e re e lartë për politikë të jashtme e BE-së, Kaja Kallas, pritet të marrë një rol kyç në përcaktimin e qasjes së re ndaj dialogut pas formimit të ekipit të ri të Komisionit Evropian. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur shpresën për një dinamikë të re nga ky komision.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat