spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:13
HomeSportTrajnerët e njohur të Barcelonës, zbarkojnë në Prishtinë për të zbuluar talentët...

Trajnerët e njohur të Barcelonës, zbarkojnë në Prishtinë për të zbuluar talentët e rinj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prishtina mirëpret talentet e reja në Kampin e Futbollit të Barçës


storm•/Sport: Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, sot është kthyer në qendër të futbollit, ku talentet e reja nga e gjithë Kosova dhe rajoni patën mundësinë të shfaqin aftësitë e tyre përpara trajnerëve të klubit të famshëm spanjoll, FC Barcelona. Këta trajnerë erdhën në Kosovë për të zbuluar talentet vendore në Kampin e Fëmijëve Barcelona, që po zhvillohet në Hajvali.

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se komuna ka lobuar dhe subvencionuar fuqishëm bashkë me klubin e vajzave në futboll, “Prishtina”, për të realizuar këtë vizitë të rëndësishme. Ai theksoi se bashkëpunimi me Barcelonën është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e talenteve të futbollit në Kosovë, si për djemtë ashtu edhe për vajzat.

Kampi i Barçës në Kosovë: Një mundësi për të gjithë

- Advertisement -

KFV Prishtina, klubi lider në futboll për femra, në bashkëpunim me Elite Sport, kanë njoftuar zhvillimin e Kampit të Barçës në Kosovë, nga 20 deri më 24 tetor në Kampin Kombëtar të Futbollit të Kosovës. Kampi do të ofrojë trajnime të klasit botëror për djem dhe vajza të moshës 6 deri në 18 vjeç, me trajnerë të certifikuar nga Barcelona, duke promovuar barazinë gjinore dhe aftësitë e larta teknike.

Drejtori i Akademisë Barça, Benny Megreli, deklaroi: “Futbolli është një lojë për të gjithë. Ne jemi të emocionuar që punojmë me KFV Prishtinën dhe Elite Sport për të krijuar një hapësirë gjithëpërfshirëse ku lojtarët e rinj, djem e vajza, mund të mësojnë dhe zhvillohen si liderë të ardhshëm të lojës.”

Kampi i Barçës ka për qëllim më shumë se vetëm aftësitë në fushë; ai synon edukimin e liderëve dhe përforcimin e vlerave që tejkalojnë sportin. KFV Prishtina, me mbështetjen e UEFA Foundation dhe nën patronazhin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është e përkushtuar për të fuqizuar gjeneratën e ardhshme të futbollisteve femra.

Fjala përshëndetëse nga Suada Jashari, Kryetrajnerja e KFV Prishtina:

“Me shumë kënaqësi ju mirëpresim në Barça Camp Kosova. Si Kryetrajnerja e KFV Prishtina, është një nder i veçantë të jemi nikoqirë të këtij eventi që mbledh futbollistët e rinj nga Kosova dhe rajoni. Kampi ofron mundësi të mëdha për të mësuar nga trajnerët më të mirë dhe për të ndërtuar miqësi të qëndrueshme, ndërsa promovon barazinë gjinore në sport. Presim me padurim të shohim energjinë dhe pasionin tuaj në veprim.”

Kampi është një mundësi e rrallë për talentet e reja të rriten në një mjedis profesional dhe të marrin përvojë nga një prej akademive më të njohura në botë, duke u përgatitur për të ardhmen e tyre në futboll.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat